Qendrimi Ditor IDEAL është një ambient modern, i përkushtuar për të ofruar standarde ndërkombëtare, bashkëkohore dhe cilësore për fëmijët. Me një staf profesional të certifikuar ndërkombëtarisht, ne jemi të vendosur të mbështesim fëmijët në arritjen dhe përforcimin e njohurive të caktuara përmes ushtrimeve kreative dhe mësimit shtesë nga profesionistët e fushës. Ne jemi të angazhuar për të krijuar një ambient të sigurt dhe të kënaqshëm për fëmijët, në të cilin ata mund të mësojnë dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre në mënyrë pozitive. Me një qasje të përkushtuar dhe të personalizuar ndaj secilit fëmijë, ne synojmë të ndihmojmë ata të arrijnë potencialin e tyre maksimal dhe të kalojnë kohën e tyre në qendrën tonë ditor me kënaqësi dhe motivim.
Qendrimi Ditor Ideal përmban një përzierje të veçantë të mësimit dhe aktiviteteve rekreative me qellim rritjen dhe zhvillimin e inteligjencës së fëmijëve. Me një fokus të qartë në vlerësimin dhe përparimin e mësimnxënies, programi ynë është i strukturuar për të inkurajuar fëmijët të zhvillojnë aftësitë sociale dhe emocionale nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme. Kjo është ajo që na bën unikë dhe e ndryshme nga qendrat ditorë të tjera, pasi kemi vendosur të ofrojmë një ndërthurje të mësimit dhe argëtimit, që do të ndihmojë fëmijët të mësojnë dhe të shijojnë njëkohësisht.
Copyright © 2023 All Rights Reserved By Qëndrimi Ditor IDEAL Sh.p.k.